27.2 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

“BE duhet të jetë e plotë, ndryshe është më e dobët”/ Edi Rama nga samiti në Jerevan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur këtë të hënë në Jerevan, ku po zhvillohen punimet e Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e 48 liderëve nga i gjithë kontinenti, si dhe për herë të parë edhe të Kanada.

Në një prononcim për mediat në hyrje të samitit, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit europian dhe nevojën për avancimin e procesit të integrimit.

“Është një tjetër samit dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Është një shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është të ecet përpara me bashkimin e Europës,” u shpreh ai.

I pyetur për negociatat me Bashkimin Europian, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se çështja nuk lidhet me përfitime të veçanta për vende të caktuara, por me vetë të ardhmen e unionit.

“Një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë,” deklaroi Rama.

Ai theksoi gjithashtu se, në kushtet aktuale gjeopolitike, NATO duhet të mbështetet më shumë në komponentin europian.

Pas mbërritjes, Rama dhe delegacioni shqiptar u pritën nga kryeministri i Armeni, Nikol Pashinyan, në ambientet e Karen Demirchyan Complex, ku po zhvillohen punimet e samitit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...