19.2 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Belgjikë/Policia shkatërron rrjetin shqiptar të kanabisit: 15 arrestime, mbi 3.200 bimë të sekuestruara

Operacioni “Green Shadows” në Belgjikë

Bruksel, 17 qershor 2025 – Policia Federale Gjyqësore e Belgjikës (FGP) ka zbuluar një nga rrjetet më të mëdha të kultivimit të kanabisit në vend, duke çuar në 15 arrestime, mes tyre 10 shtetas shqiptarë. Hetimi, i cili nisi muaj më parë, u finalizua më 11 qershor me një operacion masiv në 18 adresa të ndryshme në Kortrijk, Menen, Harelbeke, Waregem, Wervik, Moeskroen, Antwerpen, Verviers, Bruksel dhe zona të tjera.

Në aksion morën pjesë mbi 120 oficerë policie, të mbështetur nga tre ekipe me qen antidrogë. Gjatë kontrolleve, policia zbuloi tre plantacione aktive kanabisi në Gent, Harelbeke dhe Verviers, ku u sekuestruan më shumë se 3.200 bimë dhe fidane kanabisi. Në Menen dhe Kortrijk u gjetën plantacione në ndërtim e sipër, ndërsa u sekuestruan gjithashtu 4.8 kg kanabis të përpunuar, tre automjete, armë të ndaluara, para cash dhe llogari bankare e kriptomonedha të përdorura për pastrim parash.

Sipas hetimeve, organizata kriminale shqiptare kishte ndërtuar një strukturë të sofistikuar, duke përdorur ndërmjetës për sigurimin e automjeteve, numrave të telefonit dhe dokumenteve të falsifikuara, në mënyrë që drejtuesit kryesorë të rrjetit të qëndronin larg radarit të autoriteteve. Plantacionet ruheshin dhe mirëmbaheshin nga persona me status qëndrimi të pasigurt ose të paligjshëm.

Nga 15 personat e arrestuar – 14 burra dhe një grua, të moshës 27 deri 53 vjeç – 11 janë mbajtur në paraburgim për trafik lëndësh narkotike brenda një organizatë kriminale. Njëri prej tyre është i kërkuar nga drejtësia italiane dhe do të ekstradohet.

Pas seancës së zhvilluar më 17 qershor, Dhoma e Këshillimit në Bruges vendosi lirimin me kushte të dy të dyshuarve: një burri që kishte dhënë me qira një objekt në Harelbeke dhe një shqiptari që punonte si mbledhës në plantacionin e Verviers.

Megjithatë, prokuroria federale reagoi menjëherë duke apeluar vendimin, duke paralajmëruar se hetimi është ende në fazë të avancuar dhe se ka indicie për përfshirje të thellë të të liruarve në aktivitetin kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...