20.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Belind Këlliçi: Procesi zgjedhor duhet të sigurojë votë të lirë e të ndershme për Shqiptarët

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, theksoi rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në procesin zgjedhor të ardhshëm. Në një intervistë përmes Skype në një program televiziv, Këlliçi argumentoi se qytetarët në vitin 2025 duhet të kenë mundësinë të votojnë të lirë, duke zgjedhur bazuar në programet politike që ofrojnë partitë, dhe jo të shohin procesin thjesht si një akt formal të votimit.

Këlliçi gjithashtu vuri në dyshim transparencën e vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Nju Jork, ku ai mori pjesë në një ndeshje të NBA-së me bashkëshorten e tij. Ai kërkoi që Rama të bëjë të qarta shpenzimet për këtë pjesëmarrje dhe të shpjegojë burimin e financimeve për biletat VIP, të cilat, sipas Këlliçit, arrijnë deri në 8 mijë dollarë.

Këlliçi u shpreh gjithashtu për protestën e diasporës shqiptare në SHBA kundër vizitës së Ramës, të cilën e cilësoi të paprecedentë. Ai e interpretoi këtë si një reagim qytetar ndaj “narko-shtetit” që, sipas tij, përfaqëson qeverisja e Ramës dhe tha se diaspora është një pjesë e rëndësishme e opozitës, duke përgëzuar komunitetin shqiptaro-amerikan për protestën spontane kundër Ramës.

Qytetarët të votojnë në bazë të programeve të partive politike, nëse duan ndryshimin të votojnë opozitën, nëse duan një mandate të 4 socialist ta votojnë, ne jemi si Vietnami.

Kemi të bëjmë me një organizatë partnere të PS, SPAK. Ka në forumin e PS, anëtarin e kreut të SPAK, Altin Dumani. Të burgosësh e iozolosh dy drejtuesit e opozitës e të mbash për 300 ditë Berishën në izolim, pa prova e fakte, ëhstë një manorvër politike për t’i lehtësuar punën Ramës për mandatin e 4.

Mosbindja civile, ditën e martë, opozita do zbresë në sheshe në 6 pika kyçe, dhe Shqipëria duhet të shkëputet nga modeli i votimeve por të shkojë në zgjedhje të lira e të ndershme. Ne s’blejmë vota, e s’kemi para për të blerë vota. S’është në formimin e kësaj force politike të blejë votat. E gjejmë veten në një qeveri autoritare dhe diktatoriale, e thonë edhe mediat ndërkombëtarë, narkoshteti i parë në Evropë dhe kreu i narkoshtetit është karteli i drogës, Edi Rama.

Një biletë për të parë ndeshjen në NBA është 8 mijë dollarë dhe nesër do jetë te padroni i tij, Alex Sorors. S’ka si të mos mungojë Rama në familjen e ditëlindjen e Soros atje.
Duke qenë kryeministër meqë këto po hetohen opozita me operacione fëmija, Rama duhet të bëjë të qartë shpenzimet e ndeshjes, apo dhuratë kush ia ka bërë. Duhet transparencë se kush ia ka paguar dy biletat e nëse i ka blerë vetë të bëjë transparencë. Ka pasur karrige vip.

Janë të fyer e të ofenduar për propagandën e radhës se Ramën në Nju Jork. Është paralajmëruar prej ditësh nga shqiptarët e vërtetë, kundër një kreu të një karteli droge. Më vjen mirë nga pamjet se do ketë më shumë njerëz jashtë sallës së turpit. Është protesta e parë që ndodh kundër një kreu qeverie, e paprecedentë. Për t’u përgëzuar ata shqiptarao-amerikanë, që pjesën dërrmuese i kanë përzënë me hir apo me pahir. Reagim qytetar e sponatn në Amerikë, diaspora është pjesë e rëndësishme e PD dhe opozitës.

Kanë nisur tentativat e manipulimit nga Rama dhe qeveritarët. Patrionazhistët kanë nisur të ngrenë konktanket për të intimiduar diasporën në favotr të PS.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...