21.9 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

Belind Këlliçi: Shqipëria është “plakur” dhe “mpakur”, ekonomia në ditën më të zezë

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka folur për News 24 pak para nisjes së protestës së organizuar nga Partia Demokratike.

Në fjalën e tij, Këlliçi theksoi se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë ekonomike, ndërsa numri i të rinjve që largohen nga vendi po rritet ndjeshëm.

“Shqipëria, përveçse është plakur, edhe është mpakur. Ekonomia e shqiptarëve është sot në ditën më të zezë. Çdo qytetar shqiptar duhet të vijë sot në protestë.” – deklaroi ai.

Duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim, Këlliçi përmendi rastin e Tunelit të Llogarasë, duke e cilësuar atë si një aferë flagrante ku, sipas tij, janë vjedhur 50 milionë euro.

Ai gjithashtu u ndal te premtimet e PD-së për rritjen e pagave, duke thënë se:
“Ne kemi premtuar pagë minimale 500 euro dhe mesatare 1200 euro.”

Këlliçi pranoi se çdo parti politike mund të ketë bërë gabime, por sipas tij, PD “nuk ka kryer vjedhje të mëdha flagrante” si ato që ai pretendon se kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste.

Protesta e sotme e Partisë Demokratike pritet të mbledhë qytetarë të shumtë, të cilët kërkojnë ndryshim dhe llogaridhënie për çështjet ekonomike dhe qeverisjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...