35.9 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Protesta e PD-së: Zhupa dhe Këlliçi bëjnë thirrje për rezistencë dhe ndryshim më 11 Maj

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka deklaruar se protesta e sotme është një dëshmi e pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë dhe një sinjal i qartë për ndryshimin që pritet më 11 Maj.

“Ne jemi në krah të qytetarëve. Sot do të jetë një nga protestat më të fuqishme të PD-së, një mënyrë për të treguar se qytetarët nuk do të dorëzohen dhe do të rezistojnë.” – tha Zhupa.

Ajo theksoi se opozita është e bashkuar në këtë protestë, por janë qytetarët ata që vendosin.

“Qytetarët janë ata që kanë irritimin më të madh ndaj vjedhjeve që u bëhen. Ne jemi aty për t’i mbështetur, për të folur me ta dhe për të dëgjuar mesazhet e tyre, por skenarin final e vendos qytetari.”

Ndërkohë, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, nënvizoi situatën e rënduar ekonomike dhe tha se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike dhe financiare.

“Shqipëria përveçse është plakur, edhe është mpakur. Ekonomia e shqiptarëve është sot në ditën më të zezë.”

Ai përmendi edhe aferën e Tunelit të Llogarasë, ku sipas tij, janë shpërdoruar 50 milionë euro, dhe përsëriti premtimet e PD-së për rritjen e pagave.

📢 “Ne kemi premtuar pagë minimale 500 euro dhe mesatare 1200 euro.”

Sipas PD-së, protesta synon të tregojë forcën e qytetarëve dhe vendosmërinë e opozitës për të kundërshtuar keqqeverisjen.

🔥 “Qytetarët sot duhet të protestojnë që të kuptohet se gjithçka që bëhet në kurriz të tyre nuk mbetet pa u ndëshkuar. Ata do të tregojnë se nuk tremben më!” – përfundoi Zhupa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...