29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Bëri deklaratat e forta për të para hyrjes në BBVA, Bledi nis provokimet ndaj Luizit: “Ke nuhatjen e një njeriu që i njeh bastet”

Hyrja e Bledi Manes në “Big Brother VIP” ka ngjallur shumë polemika. Kjo pasi pak javë më parë ai jo vetëm u shpreh kundër Luizit, por hodhi edhe akuza të rënda ndaj tij.

Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Është një djalë çapkën, i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor. Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë“ – ka deklaruar Bledi në “E diell” para disa javësh.

Ndaj hyrja e tij u pa si një sulm i drejtpërdrejt ndaj Luizit. Dhe gazetari nuk ka humbur kohë pasi ka nisur menjëherë provokimet.

Në një bisedë me Luizin duke folur për nominimin Tea-Olta-Dea ai i tha: “Ke nuhatjen e një njeriu që i njeh bastet”. Më pas ai e provokon duke i thënë nëse ka ndonjë brengë që nuk fle dhe nëse pi alkool jashtë.

Sakaq, Luizi e ka kuptuar menjëherë situatën. Ai është shprehur se do e nxjerrë shumë shpejt. Jo vetëm ai por edhe banorët e tjerë si Maestro dhe Nita janë të mendimit se Bledi ka hyrë vetëm për Luizin.

Ky i fundit ka thënë se i vetmi limit që ka është Kiara dhe se nëse Bledi e prek aty, do “ta zhgarravis”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...