35.1 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Berisha akuzon Ramën për rënien dramatike të arsimit: “760 shkolla të mbyllura dhe 60 mijë studentë më pak”

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar rënien e nivelit të arsimit në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Gjatë një takimi me mësuesit, Berisha ka theksuar se 760 shkolla janë mbyllur dhe numri i studentëve ka rënë me mbi 60 mijë gjatë këtyre viteve.

Ai ka akuzuar qeverinë e Ramës për zëvendësimin e mësuesve me patronazhistë dhe ka cilësuar arsimin si “viktimën më tragjike” të kësaj qeverie. Berisha theksoi se Shqipëria ka përjetuar një rënie dramatike në arsimin e fëmijëve dhe studentëve. Ai solli një shembull nga Kolonja, ku në vitin 2023 është regjistruar vetëm një lindje dhe në vitin 2030 pritet që në klasën e parë të ulet vetëm një fëmijë.

Janë mbyllur 760 shkolla. Këto vite numri i studentëve ka rënë me mbi 60 mijë, është regjistruar ajo që ndoshta nmuk është regjistruar ndonjëherë në histori. Një qendër e banuar si Kolonja ka pasur në vitin 2023 vetëm 1 lindje. Në vitin 2030 në klasë të parë ulet vetëm një vogëlush. Në asnjë pushtim, në asnjë fatkeqësi natyrore nuk është goditur si këto 12 vite të qeverisjes së një njeriu që ka pasur mision shkatërrimin e këtij kombi. Edi Rama përbën ndoshta antishqiptarin më të zi të historisë.

Si e kanë quajtur analistët më të mëdhenj të kohës, Pashiqi shqiptar. Këtë gjëmë që i bëri Shqipërisë me politikat e tij e shoqëroi me thika të tmershme pas shpine Kosovës. Jo vetëm që ndaloi procesin e normalzimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beogread, por mori anën e Serbvisë. I vuri sanksione Kosovës, me urdhër antishqiptar.

Kjo që pësojnë Shqipëria dhe shqiptartët me Ramën është e pashembullt në histori. Arsimi ka qenë viktima më tragjike e tij. Mësuesit u zëvendësuan me patronazhistë”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...