16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Berisha: “Çështjen Salianji PD do e bëjë një çështje ndërkombëtare, nuk do pranojë kurrë të rikthehen proceset politike”

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot gjyqtaren e gjykatës së Apelit, Edlira Petri, e cila ka caktuar për sot datën e gjyqit të deputetit Ervin Salianji.

Edlira Petri është bashkëshortja e nënkryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, por Berisha në denoncimin sot e ka quajtur ‘Petra Sadushi’ dhe ka kërkuar për të ndjekjen penale.

Kreu i PD, Sali Berisha, paralajmëroi se çështja e deputetit Ervin Salianji do të bëhet ndërkombëtare nga Partia Demokratike.

Në një konferencë për media, Berisha tha se PD nuk do të lejojë e pranojë kurrë që në Shqipëri të rikthehen proceset politike, ndërsa përmendi disa emra zyrtarësh policie, duke paralajmëruar ndjekje penale për ta.

Hakmarrja e mafies shtetërore është e verbër. Sot në orën 14:00 në gjykatën e Apelit gjykatësja ‘Petra Sadushi’ burri i të cilës është i lidhur kokë e këmbë me klanin Xhafa dhe është komisari politik i partisë në drejtësi ka hedhur shortin e caktuar datën e gjykimit

Në vend të tërheqjes së menjëhershme nga procesi, ajo ka marrë përsipër të çojë më tej veprën kriminale të mafies shqiptare.

Të dashur qytetarë, reforma ka prodhuar një specie gjykatësish të cilët nuk ngurrojnë të shkruajnë ligjin e jo të bëjnë ligjin në sallat e gjyqit, si ‘Petra Sadushi’.

Unë jam sot këtu para jush për tu bërë thirrje gazetarëve të ndjekin këtë proces të turpshëm politik që ka fytyrën e bulën e mafies shtetërore shqiptare.

Për t’i bërë thirrje të përndjekurve politikë që u dënuan me gjyqet e diktaturës ta ndjekin këtë proces si dëshmi e rikthimit të proceseve staliniste në Shqipëri nga Rama.

Ju bëj thirrje mbarë qytetarëve të reagojnë ndaj këtij procesi. Jam këtu për të kërkuar ndjekjen penale të Ardi Veliut, të ish kryepolicit të Fierit Albert Nushi të oficerëve të turpshëm bashkëpunëtore në trafiqe të SHISH që manipulojnë e falsifikojnë prova, ndjekjen penale të Artan Gjermenit, të Petra Sadushit që në verbëri zbatojnë urdhra politikë.

Çështjen Salianji PD do e bëjë një çështje ndërkombëtare e nuk do pranojë kurrë që në Shqipëri të rikthehen proceset politike”, u shpreh Berisha.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...