22.8 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

Berisha denoncon:”I mashtrojnë për ekskursion dhe i çojnë tek Edi Rama”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një denoncim të një qytetari, i cili ngre akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas këtij qytetari, Rama ka detyruar mësuesit e shkollave që të çojnë nxënësit në Kuvendin Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste, duke i mashtruar ata për një ekskursion në Kopshtin Zologjik të Tiranës.

Denoncimi tregon se nxënësit e shkollës “Hamdi Bushati” në Shkodër ishin informuar nga mësuesit se do të vizitonin Kopshtin Zologjik, por në vend të kësaj, ata janë dërguar me detyrim në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në një takimin të Ramës. Pas këtij mashtrimi, shumë nxënës kanë ikur nga takimi dhe janë shëtitur të lirë, duke krijuar shqetësime të mëdha tek familjarët.

I mashtrojnë për ekskursion për të parë Kopshtin Zoologjik dhe i fusin me detyrim për të parë Edi Ramën! Turp!
Të dashur miq, nxënësve të shkollave në Shkodër u është thënë se me urdhër të ministrisë sot do të niseshin herët për të vizituar Tiranën dhe Kopshtin Zoologjik të kryeqytetit, por i kanë futur me detyrim në Pallatin e Kongreseve në takimin e Edi Ramës. 

Të gjetur para këtij mashtrimi banal shumë nxënës kanë ikur nga takimi dhe kanë humbur lidhjet me organizatorët, gjë që ka kriuar shqetësime serioze tek familjarët. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar.
Lexoni më posht denoncimin e prindit dixhital.
Pershendetje dr. Jam prind femije po ju informoj se sot nxenesit te shkolles Hamdi Bushati te Shkodres por edhe shkolkave te tjera jane nis sot per ne Tirane me destination per ekskursion dhe vizite ne kopshtin Zologjik dhe kane perfunduar ne Palkat te Kongreseve ne takimin e Edi rames me te rinjte e Ps.Ne rradhe te pare siguria e fmive qe s’kane dashte me ndej ne miting kane ik prej aty dhe shetisin te lire pa kontroll, mandej shkelja e te drejtes se tyne dhe imponimi me u perfshi ne takimet politike.Nuk e di nese mund te interesoheni ju me gjate se jane shume prej prindve qe Jan revoltu me ket mashtrin.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...