23.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren: Nuk ka çështje tjetër sot përveç asaj të “McGonigal”

Ka nisur prej disa minutash seanca plenare, teksa deputetët e PD me në krye Sali Berishën i janë drejtuar foltores së Kuvendit. Kryetarja e parlamentit i ka tërhequr vëmendjen, por Berisha i rrethuar nga deputetët e PD ka bllokuar foltoren.

Rreth tij është mbledhur dhe garda. Ditën e sotme, 16 deputetë të PD-së, mes tyre Berisha i kërkuan Kuvendit të ndryshonte rendin e ditës për të futur si çështje të parë çështjen “McGonigal” dhe mbledhjen e konferencës së kryetarëve në orën 11:00, por kjo kërkesë nuk u pranua.

Nikolla: S’ka nevojë që të vini të gjithë zoti Noka. Keni vetëm 3 minuta, shikoni rregulloren.

Gjithsesi Berisha vijoi të fliste për çështjen McGonigal.

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se oligarku rus Deripaska i ka tentakulat e tij në të gjithë sektorët e konomisë shqiptare.
Ai akuzoi Damian Gjiknurin si zëdhënës të interesave ruse në Shqipëri.
“Nuk mund të ketë sot debat tjetër përveç këtij debati. Shqiptarët duhet të marrin vesh të vërtetën. Edi Rama të vijë këtu të japë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në SHBA.
Çfarë doni më shumë se kaq? A e dini kush ishte McGonigal, funksioni i tij, që i çuat ju paratë e kompanive të oligarkut rus. E dini ju se Deripaska i ka tentakulat e tij në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare.
A e dini ju se Damiani juaj është zëdhënës kryesor i interesave ruse në Shqipëri”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...