24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Berisha i kthehet Ballës: “Nuk mund ta uroj Pavarësinë unë me ju që nuk votoni gjenocidin serb”

Vijojnë debatet e forta në Kuvend, që kanë për protagonist kryesor ish-kryeministrin Sali Berisha.

Teksa Balla përmendi se nuk kishte uruar Pavarësinë e Kosovës, kaq mjaftoi që Berisha të ngrihej dhe të replikonte.

“Gjykata i cilësoi ato që nxori nga goja si shpifje, dhe vetëm shpifje. Nuk e uroj unë Kosovën për Pavarësinë këtu në Parlament, pasi ishit ju që nuk votuat ligjin për gjenocidin serb në Kosovë.

Nuk mund të uroj me ju se kreu juaj është një vasal i Vuçiçit që lobon për të në SHBA dhe sulmon Sali Berishën.

Asgjë nuk të shpëton ty nga lidhjet me krimin, sipas raportimeve, agjensitë e Francësm, Italisë, Hollandës, janë identifikuar lidhje të krimit të organizuar me zyrtarë të lartë në Shqipëri…”, tha Berisha, teksa Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën.

Më herët Balla tha se SPAK nuk ka vepruar për Berishën, pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme që janë bërë për familjen e tij.

“U shprehe Sali për SPAK-un. Ka të drejtë se SPAK-u ndaj teje nuk po vepron. Kuvendi në mars të 2017 ka miratuar një raport përfundimtar të një komisoni hetimor dhe me votë të Ilir Metës je kallëzuar për shpërdorim të rendë detyre, korrupsion nga Kuvendi i Shqipërisë dhe sot i bëj thirrje SPAK që ti kthejë përgjigjet se ku gjenden hetimet.

Por edhe për kallëzimet për vjedhjen e mjediseve të kompleksit Partizanit. Një prokurore e ka marrë ceshtjen por sot është në dorë të SPAK të tregojë ku janë hetimet. Për një prej pronave më të mëdha privatizimi i 100 mijë dollareve, ku keni ndertuar 20 mln euro pasuri.

Të thuash se mazhoranca kontrollon drejtësinë është më e gënjeshtërt se kurrë. Dje ka pasur një vendim nga GJK e cila natyrshem ka rrëzuar një vendim të kuvendit të iniciuar nga kjo mazhorancë. Nëse do kontrollonte reformën në drejtësi do kontollonte GjK dhe do ishte shkarkuar Meta. Gjykata nuk komentohet. Çohesh ti dhe na bën moral“, tha më herët Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...