32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Berisha: Me këtë akt Rama i ka shpallur luftë totale opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të shkojë në GJKKO ditën e sotme për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimin e çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Pjesë nga fjala e Berishës

Rama i ka shpallur luftë opozitës. Unë i them se me aktin e fundit ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do ti përgjigjemi me të gjitha mundësitë tona. Procesi është më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Berisha dhe familjarët e tij, jo.

Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një kartë pretoriane, të cilat goditën nga falangat e krimit politik. Në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë që ka ndërmarr PD.

Unë sot, jam këtu për të paraqitur vetëm njërën prej tyre. Të cilën falangat e krimit politik, e paraqesin si fakt argument se është ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim apo për korrupsion. Ky është vendimi për përdorimin e letrave me vlerë në proceisn e privatizimit me përparësi ish pronarët.

Letrat me vlerë të cilët ju kujtohen, janë emëtur në shumicën e vendeve ish-komuniste si një mekanizëm ku synohej që qytetaët të përfitonin diçka nga privatizimi i ndërmarrjeve.

Ato u përdorën me sukses të madh nga Thecher dhe në vendet ish komuniste rëndom.

Si president republike kam dekretuar ne vitin 1995, emetimin e tyre dhe shpërndarjen e tyre. Ato i janë shpërndarë qytetarëve. 1.2 milion shqiptar kanë pasur një bono privatizimi në xhep.

Një variant i tyre ishin lekët e privatizimi. Ato iu dhanë të përndjekurve politik. Ato ishin ekuivalent i tyre. Bono nuk janë identike me vlerën e monedhës. Në këtë periudhë bonot e privatizimit u përdorën për privatizimin e mijërave objekte dhe disa sipërmarrje të mesme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...