33.5 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Dalin pamjet e përplasjes së dy viktimave në Kavajë, Rexha e qëlloi i pari Edmond Gosën

Dalin pamjet filmike për ngjarjen e rëndë me dy viktima, të tre ditëve më parë në Kavajë, ku shfaqen Sali Rexha dhe Armand Gosa, duke debatuar me njëri-tjetrin përpara se të vriteshin, njëri me plumba tjetri me thikë.

Siç shihet qartë nga pamjet e kamerave të sigurisë, Sali Rexha që më herët ka pasur emrin Altin, po ecte me fëmijën për dore kur pranë tij kalon me biçikletë, Armand Alias Edmond Gosa. Ata ndalojnë dhe fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin, ndërsa disa qytetarë kanë tentuar për t’i ndarë.

Në këtë moment Sali Rexha nxjerr nga brezi armën pistoletë dhe e mbush, por kalimtarët arrijnë që t’i ndajnë. Por nuk mbaron me kaq. Edmond Gosa e ka ndjekur më pas me biçikletë Rexhën.

Ata ritakohen dhe është Sali Rexha ai që qëllon mbi Gosën, teksa është rrezikuar edhe jeta e fëmijës së mitur. Gosa u plagos me 4 plumba. Por edhe pse i plagosur ai ka nxjerrë thikën, duke goditurt 11 herë Sali Rexhën. Si pasojë e plagëve të marra ata ndërruan jetë të dy.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...