29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha paralajmëron gjëra të “jashtëzakonshme”: Kjo është vetëm maja e Ajsbergut

Kreu i PD ka paralajmëruar sot se të tjera të dhëna pritet të dalin sa i takon skandalit me drejtorin e FBI McGonigal. Berisha tha se do të ketë gjera të jashtëzakonshme dhe se cfarë janë publikuar deri tani janë vetëm maja e Ajsbergut.

Gjithashtu Berisha i është përgjigjur edhe akuzave të Damian Gjiknurit duke thënë se Agron Nezën nuk e ka kushëri dhe se nuk e njeh personalisht

Berisha: Unë ia dhashë Agron Nezës Edi Ramës, për shërbime. Unë nuk kam asnjë llloj kushirllëku, nuk e njoh atë person. Nuk është me interes këtu por faktojnë të kundërtën e asaj që thua ti. Damian Giknuri është një mafioz, i cili i ka dhënë me koncësion hiodrocentralet e Shushicës dhe favore të tjera, ka vallëzuar gjer në 3 të natës me McGonigal në Tiranë. Pra këto janë që të gjitha si i mbytur që kapet në fijën e barit dhe do i shkohet kësaj cështjetje deri në fund se po ziejnë mediat në botë, Shqipëria ka paguar, ka korruptuar shefin e FBI, e kuptoni ju apo jo? Këtë mund ta bëj vetëm Edi Rama. Po për Duckën dini gjë ju? Ai është në hetim në Kinë dhe në SHBA. Do ketë gjëra të jashtëzakonshme. Këto që lexoni janë thellësisht të redaktuara por janë vetëm maja e Ajsbergut. Ducka me pasaportë qeveritare qarkullon. Një gjë mund ta mbyll këtë punë. Rama është përgjegjësi e madhe, është krijesë e sorosit dhe unë e denoncoj para botës, sepse është krijesë e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...