34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha paralajmëron: Në parlament do të bëj publike të dhënat e reja,Rama ka frikë mos ‘damkoset’ para europës

Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar se në seancën e ardhshme parlamentare do të bëjë publike të dhëna të reja për ministrin e brendshëm Bledi Çuçi.

Ai theksoi po ashtu se protesta e 6 dhjetorit i ka futur frikën kryeministrit Edi Rama se mos ‘damkoset’ para liderëve europianë.
“Shikoni pak se çfarë thoshte ministri i drogës. Në parlament do ju bëj të dhëna të reja me dije për të. Shkruante për Opozitën, e cila e nderon Shqipërinë me protestën e saj, por për ata që ndajnë mentalitetin e Çuçërve, vrasësve të diktaturës, Ramës, pasardhësit të xhelatit e asaj tjetrës, të duket shumë e largët ora e protestës. Lexoni se cfarë kanë shkruajtur, çfarë shkruan Çuçi i drogës. Ata janë fytyra e mafias atë ditë, ne jemi shqiptarët e vërtetë.

Bulevardi nuk ka asnjë të përbashkët me zonën e sigurisë. Zona e sigurisë ekziston por jo aty ku thotë Rama. Atë e ka zënë frika se mos protestuesit do t’i hyjnë në kryeministri dhe ta damkosin para të huajve. Bulevardi është i protestuese. Naturalisht që protesuesit kanë diçka parasysh, siguria e miqve nuk mund të vihet absolutisht në rrezik”-tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...