30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Dita Botërore e Tokës/ Lindita Nikolla mesazh sensibilizues: “Dita të reflektojmë për ndalimin e degradimit të tokës”

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dalë me një mesazh sensibilizues me rastin e Ditës Botërore të Tokës.

Nikolla thekson se kjo është dita të reflektojmë për ndalimin e degradimit të tokës dhe të zbatojmë standartin e BE-së për ta mbajtur mbrojtjen e tokës në krye të agjendës politike e kombëtare.

“Prej 2015, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shpalli 5 dhjetorin Ditën Botërore të Tokës.

Tokës i jemi mirënjohës si burimi kryesor i ushqimit: 95% e produkteve që konsumojmë vijnë prej saj.

Sot, por jo vetëm sot, është dita të reflektojmë për ndalimin e degradimit të tokës dhe të zbatojmë standartin e BE-së për ta mbajtur mbrojtjen e tokës në krye të agjendës politike e kombëtare.

Kuvendi po punon për përmirësimin e legjislacionit për mbrojtjen e tokës nga erozioni, kontaminimi, shkatërrimi i biodiversitetit, kundër pakësimit të fondit të sipërfaqeve bujqësore prej urbanizimit kaotik.

Të japim shembullin si politikanë e ligjvënës, sipërmarrës e investitorë, për t’i edukuar brezat të sillen si bij të tokës, jo si zotër të saj”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Nikolla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...