26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha për dhunën në kyesinë e PD: Akte të turpshme! Skenare të Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme rreth skenave me dhunë dhe incidenteve të ndodhura jashtë Kryesisë së PD. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se këto janë skenare të kryeministrit Rama.

Më tej ai theksoi se dënon aktet e dhunës, ku tha se gazetarët të cilët raportonin jashtë selisë janë fyer dhe ofenduar pa të drejtë në orarin e punës.

“Dënoj me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim ku ka pasur deputetë dhe jo deputetë dhe në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugaçësh për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta detyrën e tyre. Nuk jam që tu sugjeroj cilin lajm do të ndjekin, por ata në asnjë rrethanë as nuk mund të fyheshin, as nuk mund të kërcënoheshin. Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duket fyer dhe kërcënuar gazetarët janë gangsterë, rrugaçë. Po kështu dënoj kërcënimet që u janë bërë deputetëve, akte këto të një politike dhune të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...