13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Berisha reagon për atentatin ndaj Donald Trump: “Armiq të lirisë po përpiqen të diktojnë rezultatin e zgjedhjeve me plumba”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë një reagim përmes rrjetit social “Facebook” lidhur me atentatin e dytë në 9 javë ndaj kandidatit për President të SHBA-së, Donald Trump. Në postimin e tij, Berisha e cilëson atentatin si një përpjekje të armiqve të lirisë për të ndikur në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA përmes dhunës.

Reagimi i plotë i Berishës është si më poshtë:

Atentat tjetër ndaj ish-presidentit Donald Trump

Miq, mbrëmë një ngjarje e rëndë tronditi SHBA dhe mbarë botën. Armiq të lirisë që mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA kryen në një hark kohor dy mujor një atentat tjetër tentativë vrasjeje ndaj kandidatit për President të Partisë Republikane, ish-presidentit Donald Trump në fushën e tij të golfit në Palm Beach.

Atentatori Ryan Wesley Routh u pikas nga shërbimi i fshehtë i presidentit që qëlloi drejt tij në momentin kur ngriti armën dhe po merrte shenjë ish-presidentin për të qëlluar atë.

Presidenti Trump fill pas atentatit që sipas autoriteteve zyrtare synonte vrasjen e tij njoftoi në platformën X se ai ishte shëndoshë e mirë dhe bëri thirrje për Bashkim, Paqe, të bëjmë Amerikën të madhe përsëri. Ne nuk dorëzohemi!

Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh solidaritetin e saj me Partinë Republikane dhe kandidatin e saj për President Donald Trump dhe dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal me të cilin forca të errësirës duan të përcaktojnë me plumba dhe jo me votë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, vendin e madh të lirisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...