32.4 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

“Beteja për mesfushën”, Kroaci-Spanjë sfidë me nivel të lartë teknik

Kroaci-Spanjë është pa diskutim një tjetër sfidë e zjarrtë që rezervon “Euro2020” në këtë fazë, një sfidë luksi mes dy ekipeve që i pëlqen të kenë topin në kontroll, dy ekipe shumë teknike dhe që e njohin mirë njëra-tjetrën. Në 7 përballje ndërmjet tyre, Spanja ka fituar 4, Kroacia 2 dhe vetëm një sfidë është ndarë në barazim.

Dy ekipet nuk shkëlqyen në fazën e grupeve, u zgjuan vetëm në sfidën e fundit, mbi të gjitha Spanja me një fitore me “manita”. Iberikët vijnë në këtë përballje si favoritë teksa një fitore e tyre kuotohet me koeficientin 1.57. Për herë të parë në këtë evropian, “furitë e kuqe” largohet nga Spanja pasi kjo sfidë do të zhvillohet në Kopenhagen. Në konferencë për shtyp, trajneri Luis EnriquPër fat të keq, COVID-19 i hoqi këtij takimi pak cilësi, pasi Kroacia pa Ivan Perisic nuk është e njëjtë, në këtë “Euro2020” ka qenë lideri i këtij ekipi:

“Do të jetë shumë e vështirë të zëvendësosh Perisic por për fat të mirë kemi disa alternativa cilësorë”, u shpreh Dalic duke shtuar: “I respektojmë të gjithë rivalët, jam i bindur që edhe Spanja e di se ne jemi një skuadër me cilësi, nuk besoj kanë preferuar të luanin kundër nesh. Jemi plotësisht të motivuar përpara këtij takimi, objektivi jonë është të shkojmë në çerekfinale”, u shpreh trajneri i Kroacisë në konferencë për shtyp.
e vlerëson kundërshtarin dhe është i qartë se ku vendoset ky takim: “Të marrim kontrollin e mesfushës përballë Kroacisë është thelbësore.

Dy ekipet e njohin mirë njeri tjetrin dhe kjo e bën këtë sfidë akoma me interesante. Për ne ka rëndësi vetëm një detaj, të fitojmë ndeshjen, por për ta bërë këtë duhet të kemi kontrollin e lojës dhe të neutralizojmë Modric dhe Kovacic që janë shumë teknik me topin në këmbë”, u shpreh Luis Enrique.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...