17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

“Big Brother VIP 4” – G-Bani humbet të drejtën për çmimin e madh pas thyerjes së kutisë së avantazhit

Edicioni i katërt i “Big Brother VIP” ka nisur me risi dhe dinamika të reja që kanë shtuar emocionet dhe intrigën për publikun dhe banorët. Një prej elementëve më të veçantë këtë sezon janë 6 kutitë e avantazheve, të vendosura në korridorin e shtëpisë. Çdo kuti përmban një avantazh të madh, por edhe një penalizim potencial, siç paralajmëroi edhe moderatori Ledion Liço në natën e parë të spektaklit.

Avantazhet dhe penalizimet e kutive:

Sipas rregullave të shpallura, çdo kuti mund të përmbajë:
Biletë kthimi
Çek me vlerë 5000 euro
Unazë
Informacion nga jashtë
Ftesë për personin e zemrës
Imunitet

Por, çdo avantazh vjen i shoqëruar me një penalizim të mundshëm, që mund të jetë individual ose kolektiv për të gjithë banorët.

G-Bani thyen kutinë e parë dhe humb të drejtën për çmimin e madh

Banori i parë që mori guximin të thyente një nga kutitë ishte G-Bani, i cili zgjodhi kutinë që përmbante një çek me vlerë 5000 euro. Pas thyerjes së kutisë, reperi shprehu me ironi:
Ishalla ka penalizim kolektiv, për të gjithë. Imunitet nuk mora se nuk desha, vajtje-ardhje…

Megjithatë, penalizimi ishte tejet i rëndë dhe personal: G-Bani humbi të drejtën për të fituar çmimin e madh prej 100,000 eurosh, edhe në rast se do të shpallet fitues në finale.

Kur Livia e pyeti: “E ça i bie, do dalësh?”, G-Bani u përgjigj: “Po.”

Më pas, Rozana lexoi zarfin që përmbante penalizimin:
Ti sapo humbe të drejtën për të fituar 100,000 euro të çmimit të madh në rast se do të jesh ti fituesi i çmimit të madh.”

Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta brenda shtëpisë, ndërsa publiku po ndjek me kureshtje vazhdimin e lojës dhe strategjitë që banorët do të ndjekin për të shmangur penalizime të tjera të rënda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...