34.5 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Bilanci i 24 orëve të fundit: 34 vatra zjarri në vend, 17 ende aktive – forcat tokësore dhe ajrore vijojnë betejën me flakët

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë evidentuar 34 vatra zjarri, prej të cilave 17 vijojnë të jenë aktive, 6 janë nën monitorim, ndërsa 11 janë shuar. Situata mbetet problematike në disa zona malore dhe të pyllëzuara, ku terreni i vështirë e pengon ndërhyrjen tokësore.

Zonat më të prekura:
• Parku Kombëtar i Lurës (Dibër): Dy vatra të mëdha në drejtim të Fushës së Pelave dhe Gurë-Lurës po përpijnë sipërfaqe të pyllëzuara. Të angazhuar mbi 54 forca.
• Zall Gjoçaj (Mat): Zjarri me shtrirje mbi 14 km po zhvillohet në tre fronte. Në terren janë 54 efektivë dhe pritet të mbërrijnë edhe 45 të tjerë.
• Qafë Buall (Bulqizë) dhe Mali i Allushit (Klos): Situata mbetet kritike, megjithë ndërhyrjen nga ajri me helikopterë dhe praninë e 130 forcave.
• Delvinë: Në fshatin Kalas, flakët, të favorizuara nga era, u afruan pranë banesave. Banorët u evakuuan në kohë.
• Himarë – Piqeras dhe Sasaj: Situata u bë kritike gjatë natës, por ndërhyrja tokësore dhe ajrore, përfshirë avionin Canadair italian, arriti të neutralizojë rrezikun për banesa.
• Konispol: Vatra në Markat, e përhapur drejt Shalës, është izoluar falë ndërhyrjes së FA.
• Fang (Rubik) dhe Kulme (Rrëshen): Terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen; situata në Kulme është në kontroll.
• Korçë: Zjarri mes Dishnicës dhe Barçit është aktiv, por pa rrezik për banesat.
• Parku i Prespës (Pustec): 100 forca po luftojnë flakët që vijojnë me intensitet të ulët.
• Gjirokastër: Në Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, flakët janë në lartësi të paarritshme, ndërhyrja është fokusuar për të mos lejuar përhapjen në zonat e mbrojtura.
• Alpet Shqiptare dhe Shkëlzen (Tropojë): Vatrat ndodhen në terrene të paarritshme me këmbë, ndërhyrja ajrore po vlerësohet si e vetmja mundësi.
• Tiranë: Në Shëngjergj dhe Ibë janë aktive disa vatra, por nën kontroll. Forcat e MZSH dhe helikopterët kanë penguar përhapjen.

Autoritetet raportojnë se operacionet vijojnë pa ndërprerje, me mbështetje të forcave të armatosura, mjete zjarrfikëse, helikopterë dhe avionë të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“The Odyssey” thyen rekordin e Christopher Nolan/ Filmi kalon 1 miliard dollarë dhe bëhet...

0
Hollywood – “The Odyssey” ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtime globale, duke u bërë filmi më i suksesshëm komercial në karrierën...

Debutim ëndrrash për Taulant Seferin në Turqi/ Sulmuesi shqiptar shënon pas vetëm 9 minutash...

0
Turqi – Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re në futbollin turk, duke gjetur rrugën e...

Roja I sigurisë gjendet i pajetë në resort në Hawaii/ 20-vjeçari i dyshuar u...

0
Hawaii – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maui-n, ku një roje sigurie u gjet i pajetë në një resort plazhi. Mediat e huaja raportojnë...

“Gabim diplomatik”/ Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për Kosovën: “Ukraina duhet ta njohë shtetin”

0
Prishtinë – Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka kritikuar deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ky i fundit rikonfirmoi se Ukraina nuk...

“Ujërat e zeza derdhen në det”/ Alarm në Durrës në kulmin e sezonit turistik,...

0
Durrës – Një situatë e rëndë mjedisore është denoncuar ditën e djeshme në Durrës, ku ujërat e zeza dyshohet se po derdheshin drejtpërdrejt në...