34.5 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Zjarret në vend: Arrestohen disa persona, mes tyre dhe autori i flakëve në malin e Shashicës

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 33-vjeçarin Elmaz Fejzaj, i cili akuzohet për ndezjen e zjarrit që përfshiu malin e Shashicës dhe mori përmasa të frikshme.

Sipas hetimeve, Fejzaj kishte ndezur flakët për të pastruar një sipërfaqe me qëllim hapjen e kullotave të reja, por zjarri doli jashtë kontrollit duke djegur një pjesë të malit dhe duke rrezikuar zonat e banuara në Kaninë dhe Sherishtë.

Një tjetër zjarr i madh u regjistrua në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, ku u arrestua një 63-vjeçar. Flakët shkrumbuan rreth 600 hektarë kullota dhe bimësi në Grykën e Mullinit dhe Qafën e Qershisë, brenda Parkut Kombëtar të Dajtit.

Po ashtu, në Shijak u arrestua një 58-vjeçar pasi dogji mbeturina në pronën e tij dhe zjarri u përhap duke rrezikuar banesa.

Policia ka vënë në pranga edhe autorë të dyshuar për zjarrvënie në Kakavijë të Gjirokastrës, Frakull të Vogël në Fier dhe në Cërrik, ndërsa 6 persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia në Fier, Sarandë, Kurbin, Dibër, Shkodër dhe Poliçan.

Autoritetet theksojnë se strukturat policore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë, me urdhër për masa të rrepta parandaluese dhe ndëshkuese ndaj zjarrvënësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“The Odyssey” thyen rekordin e Christopher Nolan/ Filmi kalon 1 miliard dollarë dhe bëhet...

0
Hollywood – “The Odyssey” ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtime globale, duke u bërë filmi më i suksesshëm komercial në karrierën...

Debutim ëndrrash për Taulant Seferin në Turqi/ Sulmuesi shqiptar shënon pas vetëm 9 minutash...

0
Turqi – Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re në futbollin turk, duke gjetur rrugën e...

Roja I sigurisë gjendet i pajetë në resort në Hawaii/ 20-vjeçari i dyshuar u...

0
Hawaii – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maui-n, ku një roje sigurie u gjet i pajetë në një resort plazhi. Mediat e huaja raportojnë...

“Gabim diplomatik”/ Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për Kosovën: “Ukraina duhet ta njohë shtetin”

0
Prishtinë – Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka kritikuar deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ky i fundit rikonfirmoi se Ukraina nuk...

“Ujërat e zeza derdhen në det”/ Alarm në Durrës në kulmin e sezonit turistik,...

0
Durrës – Një situatë e rëndë mjedisore është denoncuar ditën e djeshme në Durrës, ku ujërat e zeza dyshohet se po derdheshin drejtpërdrejt në...