19.6 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Blackouti historik në Spanjë dhe Portugali, ekspertët: “Hera e parë në Evropë, shkak mbingarkesa e tensionit”

Spanjë/Portugali – Ndërprerja masive e energjisë elektrike më 28 prill në Gadishullin Iberik ka hyrë tashmë në histori si rasti i parë i dokumentuar në Evropë, dhe ndoshta në botë, ku një blackout u shkaktua nga mbingarkesa e tensionit në rrjetin elektrik.

Një raport paraprak i publikuar nga ENTSO-E, rrjeti evropian i operatorëve të transmetimit të energjisë, i përgatitur nga 45 ekspertë ndërkombëtarë, tregon se fenomeni i pazakontë i “overvoltage cascading” nisi në jug të Spanjës dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë rrjetin Iberik.

“Nuk kemi hasur kurrë më parë një blackout të shkaktuar nga një seri incidentesh me mbitension, as në Evropë, as në ndonjë dokumentacion global,” tha Damien Cortinas, president i bordit të ENTSO-E.

Çfarë ndodhi më 28 prill

Ngjarja nisi rreth orës 12:33 me një sërë luhatjesh të forta të tensionit dhe frekuencës, të cilat çuan në çaktivizimin kaskadë të centraleve elektrike, përfshirë termocentralet dhe impiantet me burime të rinovueshme. Brenda pak minutash, mbi 2.2 gigavat kapacitet energjie u shkëput nga rrjeti, duke e futur sistemin në kolaps.

Për orë të tëra, miliona qytetarë në Spanjë dhe Portugali mbetën pa energji, pa internet dhe pa sinjal telefonik, duke përjetuar ndërprerjen më të rëndë elektrike në Evropë në 20 vitet e fundit.

Shkaqet ende të paqarta

Ekspertët theksojnë se shkaku fillestar që çoi në mbitension mbetet i paqartë. Nuk ka prova që lidhen me sulme kibernetike apo sabotazh, por raporti nënvizon boshllëqe të rëndësishme në sistemin e monitorimit dhe mbrojtjes së rrjetit.

Raporti i plotë me shkaqet dhe rekomandimet teknike pritet të publikohet në fillim të vitit 2026.

Alarm për rrjetet evropiane

Ky episod ngre alarmin për sigurinë e rrjeteve elektrike në Evropë, sidomos në një kohë kur pjesa e energjisë së rinovueshme në prodhim po rritet me shpejtësi dhe e bën sistemin më kompleks për t’u menaxhuar.

Ekspertët kërkojnë që operatorët të forcojnë mekanizmat e kontrollit të tensionit dhe të hartojnë plane emergjente më të forta, për të shmangur përsëritjen e një skenari të tillë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...