7.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Bledi Çuçi: Mbyllëm 240 zyra të gjendjes civile, administrata do të merret me dokumentet shtesë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar për mediat, vendimin që ka kaluar në mbledhjen e qeverisë, për mbylljen e shumicës së zyrave të gjendjes civile.

Që nga 1 Maji të gjitha shërbimet për qytetarët do të jepen online, ndërkohë që siç e ka paralajmëruar dhe më herët kryeministri Edi Rama, institucionet do ta kenë të ndaluar dhënien e dokumenteve fizike.

Çuçi tha më tej se administrata shtetërore do të plotësojë të gjitha dokumentet që i duhen qytetarit, në rast se ka aplikuar për shërbim në një prej dikastereve.

Bledi Çuçi: Sot miratuam në qeveri uljen e numrit të zyrave të gjendjeve civile, nga 390 në 150. Prej 1 Majit të gjitha shërbimet do të jenë online, dhe sportelet do të shërbejnë vetëm në ato raste kur ligji e do praninë fizike. Të gjitha institucionet e administratës publike, janë të detyruara që ti sigurojnë vetë shërbimet që do të duhet të marrin qytetarët.

E zëmë në rastin konkret, se një qytetar do një dokument nga Ministria e Arsimit, dhe i duhet një dokument mbështetës si cerfitikata. Është vetë ministria ajo që ka detyrimin për sigurimin e këtyre dokumenteteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...