26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Bllokohet pa afat aksi Librazhd–Prrenjas, ura në “Arrat e Gurrës” drejt shembjes

Qarkullimi i mjeteve drejt juglindjes së vendit mbetet i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave në aksin Librazhd–Prrenjas, ku një urë në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, në fshatin Dragostunjë, është nxjerrë jashtë funksioni pasi rrezikon shembjen.

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) e cilësoi situatën si problematike dhe bëri të ditur se ndërhyrja për krijimin e një by-pass-i mbi urën e dëmtuar nuk dha rezultat, pasi është regjistruar një tjetër fundosje dhe rrëshqitje dherash, duke e bërë zonën të pakalueshme. Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar plotësisht qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm. Specialistët po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një kalimi të përkohshëm vetëm për mjete të vogla dhe automjete emergjence.

ARRSH dhe Policitë e Qarqeve Elbasan e Korçë rekomandojnë përdorimin e rrugëve alternative deri në një njoftim të dytë.
Autoveturat këshillohen të ndjekin itinerarët:
• Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
• Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë që vijnë nga juglindja duhet të devijojnë drejt Maqedonisë së Veriut përmes Doganës së Qafë Thanës dhe të rifuten në Shqipëri nga Dogana e Bllatës, për të vijuar më pas në rrugën e Arbrit.

Paralelisht, është ndërhyrë për zhvendosjen e një shtylle të tensionit të mesëm në linjën 110 kV Librazhd – HEC Egnatia, e cila rrezikon shembjen. Në zonë janë vendosur forca të Ushtrisë dhe efektivë të FNSH-së për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar çdo rrezik për qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...