26.6 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Borrell tregon nëse BE do të japë ndihma për përballimin e krizës në Shqipëri: Nuk zgjidhen brenda natës

Përfaqësuesi i lartë për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë dhe zv.Presidenti i Komisionit Europian, Josep Borrell u pyet nga gazetarët në Tiranë, nëse duhet të trokasë edhe në Ballkan lufta që të përshpejtohen procedurat e Integrimit, siç po ndodh me Ukrainën.

Borrell tha se pyetja e gazetares ishte artificiale, pasi BE dhe Ukraina kanë pasur bashkëpunim të ngushtë, që prej vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë.

Në vijim të deklaratave të Ramës, që kërkoi ndihmë nga BE për përballimin e pasojave të luftës, Borrell tha se pjesë e planeve të unionit do të jenë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

A do të presë Brukseli që në portat e Ballkanit të trokasë lufta, që të ketë një vullnet të shprehur për integrimin? Vërtetë kriza e çmimeve nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por ka një specifikë, që nuk janë të njëjtat paga si në vendet e BE. A do ta merrni parasysh kërkesën e KM?

Borrell: Pyetja juaj është pak artificiale, ne reaguam në mënyrë të menjëhershme kundër pushtimit, në Ukrainë ne kemi marrëveshjet më të plota të stabilizim asociimit, ne kemi investuar shumë para atje, që prej kohës kur Rusia aneksoi Krimenë.

Kjo ka të bëjë me rendin ndërkombëtar në të gjithë botën, ne paralajmëruam Putin për sanksionet, nuk ka të bëjë kjo me shpejtësinë e zgjerimit për shtetet e tjera, ka të bëjë me situatën e përgjithshme politike në Europë.

Ukraina do të kërkojë kohën e vetë. Unë kam mbajtur shënim çdo gjë që më tha zoti kryeministër, ne kemi qenë të ngadaltë në ndihmën për Covid 19, por edhe nëse ka një paketë, nuk do të jetë një zgjidhje që do tiu japë fund problemeve brenda natës. Kjo është një çështje e ndjeshme për të gjitha vendet, jo vetëm për Shqipërinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Avokati i Niko Qarkajt: U dhunua nga policia dhe nuk mori ndihmë gjatë krizave...

0
Përfaqësuesi ligjor i Niko Qarkajt, avokati Gentian Serjani, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit, duke pretenduar se klienti i tij është...

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...