13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Botërori “i ndaluar”/ Nga alkooli, puthjet dhe qasjet homoseksuale, Katar shkel të drejtat e njeriut

Për herë të parë në histori, një Botëror zhvillohet në vendet arabike, në Katar, një vendim shumë i fortë nga FIFA që solli një efekt domino shumë të madh, deri tek arrestimi i ish presidentit Balter dhe përfshirja e politikës, akuza të forta që vijuan në çdo moment. Ky nuk është një Botëror si gjithë të tjetër, përkundrazi është një Botëror unik në çdo aspak, duke nisur nga periudha në të cilën po zhvillohet, nëntor-dhjetor, dhe deri tek mënyra e organizimit, gjërat që ndalohen dhe shumë detaje të tjera.

Pa frikë, ky mund të konsiderohet si Botërori i ndalur, pasi shumë gjëra në Katar janë tabu, të ndalura me ligj. Zyrtarisht është ndalur konsumimi i alkool në të tetë stadiumet ku do të zhvillohet ky turne, mund të shiten vetëm birrë pa alkool.

Jo vetëm alkooli, ne Katar ndalohen, puthjet në vendet publike, marrëdhëniet seksuale jashtë martesore, homoseksualiteti, pornografia apo mishi i derrit. Pavarësisht këtyre kushteve që vendi organizator kërkon ti imponoje me çdo kusht, presidenti i FIFA, Gianni Infantino nuk e bënë dramë:

“Personalisht mendoj se tifozët mund të mbijetojnë 3 orë pa pirë alkool”, u shpreh Infantino, duke befasuar jo pak me deklaratën e tij, ku nuk i bën përshtypje as fakti që 6500 persona kanë vdekur gjatë ndërtimit të stadiumeve: “Sot ndihem katarian, sot ndihem arab, afrikan, sot ndihem gay, sot ndihem një punëtor migrator. Sigurisht nuk jam asnjë prej tyre, por di se çfarë do të thotë të jesh i diskriminuar, jam bullizuar që fëmijë. Për një gjë jam i sigurt u shpreh Infantino, ky do të jetë Botërori më i bukur që kemi parë ndonjë herë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...