25.4 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për 2024: Fokusuar në inovacion, zhvillim qyteti dhe ekonomi

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2024, i cili është përqendruar në tre shtylla kryesore: Inovacion, zhvillim qyteti dhe ekonomi. Në një takim me qytetarë dhe grupe interesi, Veliaj theksoi suksesin e vitit 2023 si Qyteti Europian i Sportit, me mbi 1600 aktivitete sportive dhe rritjen e numrit të turistëve. Ai njoftoi se buxheti është rritur me 7%, dhe investimet do të shkojnë në përmirësimin e lagjeve lagje më lagje.

Zhvillimi ekonomik i qytetit është një punë e përbashkët mes qeverisë dhe bashkisë. Piramida, për shembull, si shkolla më e madhe e inovacionit në rajon, ku fëmijët mësojnë punët e të ardhmes, është një bashkëfinancim i Qeverisë, Bashkisë së Tiranës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Në vitin 2015 flisnim për punësim në fasoneri. Por, e kuptuam shpejt se këto punë, që paguanin 300 mijë lekë të vjetra, nuk ishin punët e së ardhmes. Nuk mund të ëndërronim që, fëmijët tanë të bënin të njëjtat punë që bënin nënat tona, duke qepur këpucë dhe tekstile. Në 2015 ekonomia e Tiranës ishte 25% këpucë dhe 25% tekstile. Por, sot falë vendimeve që morëm, për të kthyer sytë nga teknologjia, ekonomia është 25% teknologji informacioni dhe 25% turizëm. Kjo konsiderohej e paimagjinueshme para disa vitesh. Kjo do të thotë se vendimet kanë pasoja, se vendimet e mira sjellin pasoja të mira

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...