Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të Elbasanit, duke sjellë dëmtime në infrastrukturë dhe vështirësi në qarkullim.
Në afërsi të urës së Shkumbinit, asfalti i rrugës është dëmtuar dhe çarë, duke shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në këtë aks.
Ndërkohë, në fshatrat e Njësisë Administrative Shushicë janë evidentuar probleme me kanalet kulluese, si pasojë e reshjeve të shumta.
Për përballimin e situatës, të gjitha ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në terren, ku po monitorojnë situatën dhe po ndërhyjnë në zonat ku paraqiten probleme.





