21.4 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

“Njëra anë ka përfunduar në kanal”, rruga Poliçan-Skrapar prej dy muajsh në gjendje të rënduar

Rruga e vjetër nacionale Poliçan-Skrapar ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e shkarjeve të terrenit, duke krijuar rrezik për drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë aks.

Njëra anë e rrugës ka përfunduar në kanal, ndërsa në pjesën tjetër vijojnë të bien gurë nga zona kodrinore. Pjesa e dëmtuar ndodhet në hyrje të qytetit të Poliçanit.

Edhe pse rruga nuk ka më të njëjtin fluks lëvizjeje si më parë, ajo përdoret çdo ditë nga mjete të tonazhit të rëndë. Në këtë aks kalojnë kamionë që udhëtojnë drejt zonës së malit të Tomorrit për t’u ngarkuar me pllaka guri dekorativ.

Mjetet rikthehen më pas me ngarkesa të mëdha, duke shtuar rrezikun në një rrugë që tashmë është e dëmtuar.

Në zonën problematike nuk ka tabela apo sinjalizime që t’u kërkojnë drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm gjatë kalimit.

Prej rreth dy muajsh, rruga vijon të jetë në këtë gjendje, ndërsa deri më tani mungon ndërhyrja për riparimin e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...

“Person në kërkim për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë”, Hita zbulon detaje nga...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e autoriteteve greke kundër trafikut të kokainës nga...

“Vepra, guximi dhe lidershipi i tij mbeten frymëzim”, Meta përkujton Azem Hajdarin

0
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar liderin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Përmes një postimi, Meta...