26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Çfarë nuk bën dot Biden, e bëj unë”/ Erdogan ndërhyn në krizën e Ukrainës

Në mesin e krizës së Ukrainës që nuk po merr zgjidhje, Turqia hyn në skenë si ndërmjetësuese. Ankaraja kërkon të luajë një rol në uljen e tensioneve midis Rusisë dhe vendit të saj fqinj, e për këtë arsye, presidenti Recep Tayyip Erdoğan planifikon të udhëtojë në Kiev për të zhvilluar bisedime me homologun Volodymyr Zelenskyy.

Duket se Erdogan ka biseduar tashmë edhe me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin. Si Putinit, ashtu edhe Zelenskit i ka bërë edhe një ftesë që të nëse duan, mund të takohen në Turqi si tokë asnjëanëse, e të diskutojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Turqia mbetet e disponueshme për çdo rol… për të ulur tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës. Ne e bëjmë këtë si vend mik i Rusisë dhe Ukrainës, por edhe si një aleat i NATO-s”, tha ai. Ankaraja shprehet se do të mbajë kontakte me rusët për të shmangur çdo lloj aksioni ushtarak. Turqia ruan marrëdhënie të mira me Moskën, por nga ana tjetër i kundërshton politikat ruse në Siri e Libi.

Edhe pse ka krijuar një bashkëpunim të ngushtë në fushën e energjetike dhe mbrojtjes me Rusinë, Ankaraja ruan relata të mira edhe me Ukrainën, të cilën e ka furnizuar me dronë ushtarakë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...

Drogë e fshehur në makarona në burgun 313, sekuestrohen 17 doza kanabisi dhe 12...

0
Një sasi kokaine dhe kanabisi është zbuluar një ditë më parë brenda ambienteve të burgut 313 në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, lëndët narkotike dyshohet...

Melinda Ademi pyetet për dasmën me Granit Muhaxherin: “Nuk dua të tregoj, nuk është...

0
Këngëtarja Melinda Ademi, e cila është e fejuar me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri, është pyetur së fundmi për planet e çiftit sa i...

“Magjistari i arratisjeve” kapet në Spanjë, shqiptari ishte arratisur 4 herë nga burgjet në...

0
Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës shqiptarin Taulant Toma, 42 vjeç, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i njohur...