31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Çfarë pritet të ndodh sot në Kuvend? PD interpelancë me Ramën, kërkojnë që mos të ketë limit kohor

Edhe seanca e ditës së sotme pritet të shoqërohet me debate, teksa do të diskutohet skandali me ish agjentin e FBI Charles McGonigal.

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar një interpelancë me kreun e qeverisë lidhur me këtë çështje. E njëjta kërkesë është bërë nga mbështetësit e Berishës. Por, këta të fundit kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor.

Ndërkohë Berisha pasi bllokoi Foltoren seancën e kaluar është përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit së bashku me 4 deputetë, përkatësisht Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

Vendimi për të përjashtuar deputetët, u mor në Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend.

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike erdhi nga maxhoranca socialiste në lidhje me bllokimin e foltores dhe kaosin e shkaktuar gjatë seancës plenare të së enjtes.

Në dosjen hetimore ndaj ish-kreut të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, përmendet disa herë emri i Edi Ramës si dhe marrëdhëniet e dyshimta të të dyve me 2 persona me kombësi shqiptare të cilët thuhet në dosje se i kanë dhënë rreth 225 mijë dollarë Mc Conigan.

Opozita ka vënë theksin dhe tek përfshirja e Mc Conigal në disa kompani te dyshimta që operojnë në Shqipëri si dhe për përfshirje në investime në vend dhe të disa sipërmarrësve rusë, të lidhur ngushtë me Vladimir Putin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...