34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Cherchez la femme”/ Berisha tregon prapaskenat e shkarkimit të Gledis Nanos!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur një tjetër skenar për shkarkimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Berisha tha se Gledis Nano u largua nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Belinda Balluku si “agjent imperialist amerikan”.

Ish-kreu i qeverisë tha se Gledis Nano në krye te Policisë ka hetuar çështjen e call centerave, ku pas kësaj çështje qëndronte Olsi Rama.

Ndërkaq, Berisha u shpreh se edhe Belinda Balluku është zbuluar të ketë probleme të kësaj natyre.

“Largimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në 30 vite, është një nga aktet më mafioze të shtetit sepse Gledis Nano ishte një polic, një komisar i gjeneratës së re, emri i të cilit nuk figuronte në 130 narkokomisarët e raportit të Shërbimit Informativ.

Nuk kam pasur asnjë iluzion se do ishte i suksesshëm,7 por nuk kisha informacion për lidhjet e tij me grupe kriminale.

Mungesa e këtyre lidhjeve, ishte diçka pozitive në vlerësimin tim. Pra ndjehej më i lirë për të përmbushur detyrat.

Ai u përball me këto probleme. Problemi kryesor, u përball me ministrin që donte me çdo kusht, këshilltarin e tij të shkarkuar për lidhje me drogën nga ministra socialistë, i larguar për në Gjermani, i njohur si një nga arkitektët e përhapjes së drogës, Aranit Arapi, ai nuk i hapi rrugën atij.

Së dyti, doli jahti me vela plot drogë. Ju e keni parasysh reagimin e Çuçit, kur e lidha me shoqatën e skafistëve, tha se ishte i shoqatës së velistëve. Pak ditë mbrapa një velist plot drogë u kap në Itali.

Se çfarë bën ministri në shoqatën e velave, se ku e gjeti këtë pasion kaq të madh për velat? Drogë është pasioni.

Por ky pati edhe një çështje të madhe me Edi Ramën. Kjo ishte çështja e call center. Aty doli emri i Olsi Ramës.

Këto tre çështje. Së fundmi, siç është fjala: “Cherchez la femme”/ “Kërkoni femrën”, del që përveç këtyre që thashë, munden edhe ca probleme të zonjës Balluku. Probleme të këtyre linjave, jo të tjera. Të gjitha këto bënë që ai të largohet si agjent i imperializmit amerikan”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...