24.5 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Christian Horner mbetet drejtori i skuderisë së Formula 1, red bull e liron nga akuzat

Pas një hetimi të pavarur mbi akuza të “sjelljes së papërshtatshme”, Christian Horner do të vazhdojë të jetë në postin e drejtorit të ekipit të Red Bull në Formula 1. Kompania mëmë, Red Bull GmbH, njoftoi se hetimi ka përfunduar dhe ankesa është hedhur poshtë, duke e çuar këtë çështje në mbyllje.

Horner, 50-vjeçari i cili e mohoi prerazi akuza të tilla, ka mbërritur në Bahrein përpara garës hapëse të sezonit të Formula 1 të kësaj fundjave dhe do të vazhdojë të udhëhoqë ekipin britanik.

Në një deklaratë, Red Bull thotë se hetimi ka qenë i drejtë, rigoroz dhe i paanshëm, dhe se ata do të vazhdojnë të përpiqen për të përmbushur standardet më të larta të vendit të punës. Raporti i hetimit është konfidencial dhe përmban informacione private, ndaj nuk do të komentojnë më tej për respekt të palëve të përfshirë.

“Raporti i hetimit është konfidencial dhe përmban informacione private të palëve dhe palëve të treta që ndihmuan në hetim, prandaj ne nuk do të komentojmë më tej për respekt të palëve. Red Bull do të vazhdojë të përpiqet për të përmbushur standardet më të larta të vendit të punës.”

Gjatë hetimit, Horner ka bashkëpunuar plotësisht dhe ka vazhduar të jetë i pranishëm në aktivitetet zyrtare të Red Bull, duke përfshirë prezantimin e makinës së re dhe testimin parasezonal në Bahrein.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...