34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Çmimin e naftës nuk e ulën asnjëherë, po i prisnin emigrantët për t’i zhvatur!, Boçi i revoltuar për rritjen e çmimeve tëkarburanteve

Çmimi i naftës në Shqipëri, që nuk ul asnjëherë kësaj vere, goditi në veçanti mijëra emigrantë që si çdo verë kthehen tek familjet e tyre.

Luçiano Boçi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, gjykon se një akt i tillë është mirëmenduar nga qeveria dhe i ashtuquajturi Bordi i Transparencës, pasi që të dyja palët e kanë llogaritur me detaje fitimin, duke e ditur numrin e automjeteve që vijnë nga jashtë dhe qarkullojnë nëpër Shqipëri gjatë verës.

“Ka një arsye themelore që çmimi i naftës në Shqipëri rritet e nuk u ul asnjëherë, përkundrejt rënies së tij në bursa, – thotë Boçi në një shënim në Fb. – Arsyeja është sa e thjeshtë aq dhe kanibaleske. Kjo është periudha kur sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu, sepse emigrantët e shumtë kthehen në vendlindje dhe me pushime.

Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet. Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët!

E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës”, shkruan Boçi

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...