11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 953 raste të reja në 24 orët e fundit, ja sa pacientë humbën jetën

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se nga 3458 testime kanë rezultuar pozitivë 953 persona. Fatkeqësisht kanë humbur betejën me COVID-19, 12 persona në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 3485 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 953 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Srandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, 12 raste në Kavajë, 9 raste në Shkodër, Tepelenë, 8 raste në Lushnje, Vorë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, Gramsh, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Librazhd, Pogradec, Bulqizë, Kuçovë, 3 raste në Mallakastër, Dibër, Skrapar, 2 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Cërrik, Lobohovë, 1 rast në Devoll, Has, Vau i Dejës, Belsh, Roskove, Klos, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 684 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,128 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

 

 

COVID-19 – Statistika (8 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 953
Të shëruar në 24 orë 684
Të shtruar në spitale 449
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3485

Testime totale 389,680

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...