10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Covid-19 rriti rastet me ankth dhe depresion, 10% më shumë shtrime në psikiatri

Për periudhën janar-gusht 2021 në spitalet psikiatrike numri i pacientëve të shtruar është rritur 10,5% në krahasim me vitin e kaluar.

Këtë vit në spitalet psikiatrike shtetërore janë të shtruar 950 pacientë nga 850 që ishin të shtruar vitin e kaluar, sipas raportit të Monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë.

Mjekja psikiatër Fatime Elezi tha për Monitor se vjet frika nga infektimet solli që pacientët me probleme të shëndetit mendor të mbahen nga familjarët të izoluar në shtëpi.

“Në 2020 frika nga infektimet nga Covid-19 i pengoi shumë pacientë që kishin nevojë për t’u shtruar në spitalet psikiatrike. Edhe familjarët patën frikë nga infektimi dhe më shumë i mbajtën të izoluar në ambientet e shtëpisë. Në vitin 2021 nisën vaksinimet dhe popullata është më e përgatitur për përballimin e sëmundjes, për këtë arsye jeta është më e lirshme. Kjo solli që pacientët që paraqiten gjithmonë për shtrime në spitale të shtohen”.

Fatime Elezi psikiatre, thotë se për shkak të pandemisë nga Covid-19 është rritur numri i pacientëve me ankth dhe depresion, sidomos te ata persona që kanë humbur familjarët nga Covid-19. Rritja e pacientëve që vuajnë nga ankthi për shkak të Covid-19 është pohuar edhe nga mjekët psikiatër të shërbimit ambulator. Shtimet e rasteve që vuajnë nga ankthi sipas mjekëve psikiatër nisë që pas ngjarjes të tërmetit.

Sakaq, rritja e shtrimeve të pacientëve në spitalet psikiatrike nisi që në 4-mujorin e parë të 2021. Sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë në këtë periudhë shtrimet në spitalet psikiatrike u rrit 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.

Në 2020, grupi i të sëmurëve që u penalizuan më shumë ishte ai i pacientëve me probleme onkologjike, të cilët nuk mundën të merrnin trajtimin sipas grafikëve. Mjekët onkologë pohuan se vjet pati një rritje të stadeve të avancuara të sëmundjeve tumoriale, pasi dallimi i hershëm u pengua nga frika e pacientëve për infektimet me Covid-19. Silvana Çeliku, shefe e shërbimit të Onkologjisë në QSUT më herët tha për Monitor se edhe për 2021 vazhdojnë të vijnë pacientë në stade të avancuara të sëmundjes, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimit me Covid-19.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...