29.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Gjendet i vdekur brenda makinës së tij, 30-vjeçari shok i Erigers Mihasit

Can Karriqi, 30-vjecari që u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në makinën e tij në Kodër Kamez, ka qenë shok me Erigers Mihasin, i cili u vra pak javë më parë në Astir së bashku me Armand Dumanin.

30-vjecari Karriqi rezulton një person me precedent penal. Ai është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje me dashje.

Mbrëmjen e sotme, Can Karriqi u qëllua me 4 plumba brenda makinës së tij tip Golf me targa të huaja në Kodër Kamëz. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator, pasi banorët aty pranë nuk kanë dëgjuar të shtëna me armë.

Mësohet gjithashtu Karriqi para se të gjendej i pajetë kishte pirë kafe pranë lokal ‘G’ i shoqëruar nga një vajzë. Më pas ka dalë prej andej dhe është gjetur pa shenja jete.

Rreth 2km nga vendi i ngjarjes, Policia ka zbuluar një mjet tip Audi te djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët, ndërkohë Policia ngriti postblloqe në rrugën drejt Fushë-Krujës, ku dyshohet se u larguan autorët pas ngjarjes.

Rikujtojmë se Dumani dhe Mihasi u vranë me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në lagjen e Astirit, në vendin e quajtur Ozone. Ekzekutimi mafioz i dy shokëve të ngushtë ndodhi mbrëmjen e 13 nëntorit 2021.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....