29 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Cyrbja i bandave të Shijakut”, Reagimi i Lulzim Bashës pas arrestimit të Jurgis Çyrbjas

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Në një postim në Facebook, Basha thekson se Çyrbja, i lidhur me hipotekën e Durrësit dhe bandat e Shijakut, përfaqëson bishtin e një sistemi korruptiv dhe të kriminalizuar që ka sjellë varfërim dhe shpopullim të vendit. Ai akuzon Edi Ramën se i ka dhënë pushtet Çyrbjas për t’i shërbyer bandave, dhe jo qytetarëve.

Basha shprehet se “koka e këtij sistemi është Edi Rama,” i cili nuk mund të shmangë përgjegjësinë për bashkëpunëtorët e tij që, sipas tij, shërbejnë krimit dhe jo interesit publik. Ai gjithashtu riafirmon mbështetje për SPAK-un dhe GJKKO-në, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë hetimet për të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin dhe taksat e qytetarëve.

Cyrbja i hipotekës së Durrësit dhe i bandave të Shijakut është bishti i një sistemi korruptiv dhe të kriminalizuar, që varfëron dhe shpopullon vendin. Ai u vesh me pushtet nga Edi Rama për t’i shërbyer bandave, jo qytetarëve.
Prandaj koka e këtij sistemi është Edi Rama, i cili nuk mund të lajë duart duke mos mbajtur përgjegjësi për bashkëpunëtorët e tij që i shërebejnë krimiti, jo interesit publik.
Ne mbetemi të vendosur për të mbështetur SPAK-un dhe GJKKO-në, ashtu sikurse e inkurajomë të vijojë hetimet për të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin dhe taksat e qytetarëve më të varfër në Europë.
Shqipëria meriton më shumë🇦🇱

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...