25.5 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

Dalin detaje të reja nga vrasja e shkencëtarit bërthamor iranian

Shkencëtari bërthamor iranian u vra të premten në lindje të Teheranit duke u qëlluar nga një mitraloz me telekomandë që operonte nga një makinë tjetër, tha të dielën agjencia gjysmë zyrtare Fars News.

Me zyrtarët e lartë iranianë që fajësojnë Izraelin, lideri suprem Ayatollah Seyyed Ali Khamenei dhe të tjerët kanë premtuar hakmarrje për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili ishte shkencëtari kryesor bërthamor i vendit.

Dhe ndërkohë kishte të dhëna kontradiktore nga agjencitë iraniane të lajmeve rreth mënyrës se si u zhvillua sulmi, shkruan CNN.

Një raport i botuar të dielën nga Fars News tha se Fakhrizadeh po udhëtonte me gruan e tij të premten në një makinë “të papërshkueshme” nga plumbat, së bashku me tre automjete të personelit të sigurisë, kur dëgjoi se diçka që tingëllonte si plumba po godisnin një automjet dhe ai doli nga makina për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur.

Kur ai doli nga automjeti, një mitraloz me telekomandë hapi zjarr nga një Nissan që ishte i ndaluar rreth 150 metra nga makina e Fakhrizadeh, tha Fars News.

Fakhrizadeh u qëllua të paktën tri herë, sipas Fars News. Edhe truproja i tij u qëllua. Pas të shtënave me armë, Nissan shpërtheu, njoftoi Fars News, duke shtuar se sulmi zgjati tre minuta.

Në këtë drejtim CNN shkruan se nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur versionin e ngjarjeve të agjencisë së lajmeve.

Po sipas CNN, agjencia gjysmë zyrtare Iraniane e Lajmeve të Studentëve (ISNA) gjithashtu raportoi se makina e Fakhrizadeh u godit nga të shtënat me armë, e ndjekur nga një shpërthim dhe më shumë zjarr, duke cituar Ministrin i Mbrojtjes iraniane Brig. Gjeneral Amir Hatami.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...