26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Dalin sot para gjykatës 3 skafistët e përfshirë në trafikun e rreth 1 ton kanabis të kapur në Vlorë

Dalin sot para gjykatës në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë skafistët e përfshirë në trafikun e rreth 1 ton kanabis. Gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe ka vendosur masën arrest me burg.

Mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe mjeteve lundruese.

Në burg mbeten Arber Saraseli 31 vjec, Saverjo Imeraj 21 vjec dhe Qemal Pekmezi 19 vjec të cilët u kapën me 991 kg lëndë narkotike marjuanë 13 milje larg Vlorës

Si rrjedhojë e operacionit janë arrestuar nga Guardia Di Finanza dhe dy shtetas ukrainas si dhe është shpallur në kërkim Gregor Likaj.

Për operacionin u angazhuan rreth 250 forca policie, duke u vënë në ndjekje të trafikantëve si nga ajri ashtu edhe nga deti dhe toka. Hetimet zbuluan se droga ishte ngarkuar në grykëderdhjen e Vjosës e ndarë në tre skafe, GPS e të cilëve u fikën për të mos u gjurmuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...