26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Debate dhe replika të forta në Kuvend mes ministres së bujqësisë dhe Erion Braçes / Krifca: “Mos kini asnjë dyshim se nuk kam asnjë kontratë të lidhur nën tavolinë”

Është shoqëruar me debate dhe replika të forta seanca e sotme plenare, teksa edhe këtë të enjte ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ishte në interpelancë me deputetin socialist, Erion Braçe.

Ky i fundit ka vijuar akuzat e forta ndaj qeverisë, lidhur me situatën ku ndodhet bujqësia shqiptare, duke e cilësuar atë një situatë aspak normale, por sipas tij, të jashtëzakonshme.

Tregtari po merr shumë, janë ato shifrat që shikoni, merr 2-3 më shumë se bujku. Bujku nuk ka për të kuptuar kurrë, paratë e tij i merr prodhuesi. I merr grumbulluesi. Kjo është bujqësia që po vjen, bujqësia sipërmarrëse, e përqendruar te 100 sipërmarrës të mëdhenj, që shpërndajnë rroga minimale të bujqit. Kjo nuk është normale, është e jashtëzakonshme. Në një botë tjetër, Mehmet Shehu e quajti monopolizim”, u shpreh deputeti i PS.

KRIFCA: Janë ngritur 24 grupe të përbashkëta monitorimi që të riverifikohen lista dhe në terren. Deri tani ka mbaruar verifikimi në 7 qarqe dhe po vijon në qarqe të tjera, brenda vjeshtës do bëjmë publike një platformë të re ku informacioni do jetë i integruar në një hartë dixhitale. Aktualisht 52 kontrata qiramarrje kur 3 prej tyre për shkelje të kontratës është kërkuar zgjidhje kontrate që janë goditur në gjykatë.

BRAÇE: Ju kujtoj që unë nuk punoj në ministri, punoj në Parlament. Unë që të jeni e qetë, nuk do punoj asnjëherë në atë ministri. Patjetër që ndërtimi i rrjetit të grumbulluesve është një e mirë, por duhet të ishte e mirë publike dhe jo e drejtë private. Çmimi i shalqirit sot është më pak se një vit më parë. Bujqit i shihni në një varësi deri diku shkon në skllavëri. Karteli i grumbulluesve po i bën gjëmën bujqve. Tani duhet të rishikojmë kontratat me ta. Megjithë përmirësimet dixhitale që lajmëruat këtu, jemi në kushte primitive. Nuk shitet shalqiri me telefon. Mos i bëni këto me mesazhe, se ato vijnë te unë.

KRIFCA: Sa i takon kontratave, janë të lidhura nga 2013 deri në 2020. Mos kini asnjë dyshim se nuk kam asnjë kontratë të lidhur nën tavolinë. Nuk çoj njeri në terren për të parë a ka toka të lira. Kontratat nuk prishen me një vendim të thjeshtë, sepse një vendim i tillë është goditur nga gjykatat. Kontratat që shikoni si deputet mund ti sillnit në zyrën time dhe t’i hulumtonim së bashku. Në lidhje me marrëdhënien grumbullues, tregtar dhe fermer e cila është një marrëdhënie e shenjtë, ju keni qenë zv.kryeministër dhe e keni promovuar këtë politikë, nuk mund ti shkojmë dot kundër sot. Kjo marrëdhënie patjetër ka nevojë për më shumë transparencë. Ministria ka në dispozicion vetëm instrumentet e tregut të lirë. Mund të punojmë bashkërisht që ta përmirësojmë këtë politikë, por nuk mund ti shkojmë kundër.

BRAÇE: Shumë faleminderit për këtë ndërhyrjet fundit më duhet t’iu drejtoj që nuk punoj në ministri punoj në parlament. Ta dini që unë nuk do punoj kurrë në atë ministri. Çmimi i shalqirit është më i ulët se vjet po kjo tregon eksportuesin jo bujkun. Nuk flisni dot kurrë për tregtarët se i shihni bujqit si vartës. Jeni akoma në kushte primitive, nuk shitet me telefon.

Tani do rikthehem të bëj populistin prapë. E patë, u mundova shumë të rrija në realizëm, por nuk të lënë. Një ministër nuk mund të dijë çdo gjë përmendësh, pro një ministri po. Një ministri që nuk kontrollon territorin, kontratën, ose është e mbushur me njerëz të painteresuar për punën, pa ambicie, ose është e mbushur me dembelë. Unë dembelët nuk i kuptoj, nuk përshtatem dot me ta, madje nuk i duroj dot fare.

Ministre, kontrata që iu referuat ju, nuk është në Lushnje siç thoni ju, por është në Divjakë. Nuk keni bërë asnjë takim, zero, për zgjidhjen e problematikave në Bashkinë Lushnjë. I keni marrë banorëve 40 mijë hektarë, por ajo tokë iu takon banorëve dhe pikë. Ja fotot e bëra dje, e nderuar ministre, kjo është toka, e papërdorshme për të paktën 3-4 vite. Një i fortë, kryetari i PD së zonës në Gradisht, ka mbjellur plepa, zonja ministre në një tokë buke. Të paktën, zv.ministrin tuaj e kam dërguar unë atje ta shikojë, kur isha zv.kryeministër. Ky është problemi në kontratën tuaj të Ministrisë së Bujqësisë. Kontrata me Agro fish hotin ka dështuar, jo prej Covidit, por prej kontraktuesit tuaj. Agro Fish Hoti nuk është më zonja ministre.

Këta janë ministre, këta këtu, këta që ju mendoni se po bëjnë bujqësi në këtë vend e po ndihmojnë bujqit. Në fakt, këta po ndjekin politikën. Dhe po ju them se ajo që ka ndodhur këtë vit me çmimin e shalqirit, është politike nga fillimi deri në fund. Të tre ja ku i keni, po të doni pyetini, ku kanë pirë e kanë ngrënë dje në darkë. Jo i madhi fare, i madhi i Donit, se ai ishte duke ngrënë peshk në hyrje të Lushnjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...