23.2 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Degjeneroi debati në Kuvend mes Shehajt dhe Gjiknurit : Më trego se si një budalla si ty mund të bëhet i pasur

Ka degjeneruar debati në Kuvend mes Damian Gjiknurit dhe deputetit të PD Agron Shehaj. Deputeti i PD gjatë fjalës së tij akuzoi qeverinë se i ka dhënë projekte dhe tendera deputetëve dhe ministrave. Ndërkohë Gjiknuri ka përdorur terma fyese ndaj deputetit Shehajt.

Shehaj: Ndryshe nga çfarë ndodh në perëndim apo në shtetet normale, ku sundojnë ligjet, këtu Parlamenti kthehet në mburojën e hajdutëve. Në 10 vite qeverisje, është marrë me krijim kompanish offshore, afera me PPP dhe investitor strategjik. Kjo është një qeveri që orkestron çdo ditë nga një aferë. Përdor institucionet për të fshehur gjurmët.

A nuk ndodhi kështu me Unazën e Madhe, kushërinjtë e Damian Gjiknurit në parkun e Butrintit. A nuk ndodhi kështu me Inceneratorët? Ku janë kompanitë e huaja. Nuk janë sepse ishin një mashtrim. Tashmë janë zbuluar se nuk ishte asnjë kompani e huaj. Kishte një rrjet kompani fantazëm.

Ne e dimë që Zoto e Mërtiri ishin kukulla për të bërë vjedhjen. Hajdutët e miliona eurove me inceneratorët, ndodhen në këtë sallë, ministra e kryeministri. Ka një fakt shumë të thjesht që tregon se kush është pronari. Sot Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan i keni në kërkim. Qeveria vazhdon u paguan para njerëzve që janë në kërkim nga drejtësia.

Nuk keni asnjë kufij. Tani po orkestroni aferën më të madhe, Portin e Durrësit. Edi Rama mashtroi 2 vjet qytetarët kur thoshte se në Portin e Durrësit po vinin kompani të mëdha. Në vend të Emarit shkoi në ishujt Kajman. Është e njëjta skemë si ajo e inceneratorëve. Mërtirin e patë që ishte kukull, tani edhe Alabarin do e kuptoni që është i njëjtë. Ju keni kapur çdo pushtet ndaj nuk i trembeni askujt. I keni bërë llogaritë gabim. Mund të duket një moment i zymtë, por shqiptarët nuk do dorëzohen përballë së keqes.

Gjiknuri: Më vjen keq se nuk erdha të bëj debat. Ky është një idjot i dobishëm. Në gjyq je për shpifje, nuk je paraqitur atje. Ti Agron je rast interesant. Sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamjen tënde. Të kam thënë, po të jetë për ndërtim, shiko atë ndërtimin tënd tek rruga e Ambasadës Holandeze, që je me një emër tjetër. Të lutem më trego se si një budalla mund të bëhet i pasur se do i shpëtoje jetën miliona njerëzve.

Shehaj: Ti je hajdut. Të ka dalë boja.

Gjiknuri: Shko në gjyq.

Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë. Nuk ka drejtësi. Hajdut. Qepe. Unë kam punuar për këtë pasuri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...