36 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Del dëshmia e vajzës që plagosi 68-vjeçarin: Mbrëmë më erdhi te shtëpia dhe…

Një 68-vjeçar u plagos një ditë më parë me thikë nga një vajzë e re pasi i moshuari tentoi që ta përdhunonte.
Shtetasja me inicialet N.N., e goditi disa herë shtetasin Zef Paloka pasi ky i fundit i shkoi në orët e darkës afër banesës dhe tentoi që të kryente me të veprime të turpshme.
68-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje duke nisur hetimet.
21-vjeçarja me inicialet N.N., u arrestua nga efektivët si autore e dyshuar e plagosjes.
Mësohet se vajza e re nga Vau i Dejës ka rrëfyer të gjithë ngjarjen.

Ajo deklaroi se prej një viti 68-vjeçari e ngacmonte seksualisht derisa mbrëmjen e djeshme i shkoi afër shtëpisë duke tentuar të kryejë me të marrëdhënie seksuale.

Prej një viti më ngacmonte në rrugë pasi jemi afër me banesa në të njëjtën lagje. Unë nuk ia kam kthyer asnjëherë. Mbrëmë më erdhi afër banesës dhe filloi sërish të më ngacmojë ndërsa bëri edhe veprime të turpshme përpara meje. E ndodhur në këtë situatë shkova në shtëpi dhe mora një thikë duke e goditur për t’u vetëmbrojtur pasi nuk kisha rrugë tjetër”, mësohet të ketë deklaruar autorja e dyshuar.

Ndërkohë 68-vjeçari Zef Paloka ka mohuar se e ka ngacmuar seksualisht dhe se ka kryer veprime të turpshme përpara saj. Zef Paloka nuk është arrestuar ende nga policia pasi deklarimet e 21-vjeçares për tentativën e përdhunimit nuk janë të vërtetuara. Mësohet se vajza e re merrej me bujqësi pranë shtëpisë së saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...