36 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

U kap me 2 çanta eksploziv në Fier, jepet masa e sigurisë për Albi Mecinin

Nën masa të rrepta sigurie u dërgua nga Fieri drejt Gjykatës së Sarandës, Albi Mecini.

Mecini u njoh me masën e sigurisë “Arrest ne burg” të vendosur në mungese ndaj tij për veprën penale “rrëmbimi ose mbajta peng e personit” për ngjarjen e prillit ku në rrethana misterioze rezultojnë të zhdukur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Burime bëjnë me dije se i akuzuari Albi Mecini nuk ka folur fare në seancë.

Mecini u shoqërua nga një furgon i Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve ndërsa në mbështetje për ruajtjen e perimetrit të sigurisë janë forcat e FNSH të pajisura me antiplumb. Seanca kryesohet nga Gjyqtari Alban Vecani, ndërsa Prokurore është Esmeranda Basho.

Mecini u arrestua pak ditë më parë me 2 çanta me 21 kg eksploziv, ndërsa për këtë vepër ndaj tij u caktua masa ‘arrest me burg’.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...