26.6 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Delegacioni rus mbërrin ne Bjellorusi për takimin ‘imagiinar’ me palën Ukrainase

Një delegacion rus ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime ‘imagjinare’ me përfaqësuesit ukrainas, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA-Novosti.

Peskov tha se delegacioni përfshinte përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe departamenteve të tjera, përfshirë administratën presidenciale, raportoi RIA.

“Ne do të jemi gati për të filluar këto negociata në Gomel”, tha Peskov, sipas RIA.

Kremlini ka vazhduar të dërgojë mesazhe se Rusia do të dërgojë përfaqësues në kryeqytetin bjellorus, Minsk për të biseduar me Kievin, pavarësisht sulmit të vazhdueshëm dhe të paprovokuar të ushtrisë së saj ndaj Ukrainës.

Kremlini ka pretenduar më parë se pala ukrainase ishte kundërpërgjigjur me një propozim për t’u takuar në Varshavë dhe më pas kishte hequr dorë nga kontaktet.

Zyrtarët e lartë ukrainas dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë shprehur gatishmërinë për të biseduar paqe me Rusinë, por derimë tani ata këmbëngulin për një vend tjetër takimi.

“Nuk mund të shkojmë për bisedime në një vend agresor”, ka thënë Zelensky.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...