38.3 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Depresioni i pas-lindjes, ja nënat më pak të prirura për të kaluar në kët gjëndie

Depresioni i pas-lindjes ose i quajtur ndryshe post-partum është një nga ato fjalë që asnjë nënë e re nuk do të donte të dëgjonte, edhe pse shifra flasin në disfavor të kësaj gjëje. Rreth 85% e grave përjetojnë çrregullime të ndjeshme të humorit pas lindjes, që mund të shfaqen nga dita e parë e lindjes dhe arrijnë kulmin në ditën e katërt ose të pestë.

Depresioni postpartum karakterizohet nga ndjenja të shpeshta mërzie, trishtimi dhe faji, të qara të shpeshta, humbje e interesit ndaj foshnjës, irritim dhe sulme paniku, si dhe ndjenja e boshllëkut. Gjatë kësaj kohë nënat e reja shfaqin gjithashtu probleme me gjumin, vështirësi për të komunikuar me të tjerët, vetëvlerësim të ulët, shtim dhe ulje në peshë në mënyrë të pashpjegueshme.

Qumështi i gjirit mund të përgjysmojë rrezikun e depresionit pas lindjes. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron të rëndësishëm ushqyerjen me gji të fëmijës të paktën në 6 muajt e parë, pasi ndihmon jo vetëm në shëndetin e fëmijës, por edhe shëndetin mendor të nënës. Sipas studiuesve të University of Cambridge, një në 10 gra vuan nga depresioni post-natal.

Ata studiuan të dhënat për 13.998 lindje në jug-perëndim të Anglisë. Sipas tyre gratë që kishin planifikuar të ushqenin me gji fëmijët e tyre, pas lindjes kishin 50% më pak rrezik të preken nga depresioni.

Por rreziku i depresionit është dyfishuar tek gratë që dëshironin të ushqenin me gji fëmijët, por nuk mundeshin.

Mjekët që ndoqën këtë studim kanë bërë thirrje për vëmendje më të madhe ndaj nënave të reja dhe shëndetit mendor të tyre. Sipas tyre është shumë e rëndësishme që nënat e reja të informohen për rrezikun që sjell mos ushqyerja me gji e fëmijëve dhe benefiteve që vijnë prej kësaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...