24.4 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Deputetet ukrainase bëjnë deklaratën e fortë: “Shumica e grave mbi 60 vjeç u ekzekutuan pasi u përdhunuan”

Deputetët ukrainas kanë akuzuar forcat ruse për përdhunimin e grave mbi 60 vjeç para se t’i varnin.

Lesia Vasylenko, një deputete e partisë opozitare të Ukrainës Holos, tha se shumë femra të moshuara kishin kryer vetëvrasje pasi ishin abuzuar seksualisht, në një përpjekje për t’i shpëtuar dhunës.

Duke folur për gazetarët në Dhomën e Komunave, Vasylenko tha se Vladimir Putin ka ndryshuar strategjinë e tij për të synuar grupet më të cenueshme të grave dhe fëmijëve.

“Shumica e grave mbi 60 vjeç u ekzekutuan pasi u përdhunuan. Problemi kryesor është se viktimat dhe familjet nuk kanë forcën për te kundërshtuar”-tha  Vasylenko.

Ajo i bëri thirrje qeverisë që të sigurojë mbështetje humanitare të synuar brenda Ukrainës, në mënyrë që viktimat të mund të marrin ndihmën e duhur.

Kjo do të mundësonte gjithashtu që krimet të dokumentohen siç duhet, në mënyrë që të kenë më shumë prova kundër Putinit, në mënyrë që ai të mund të gjykohet për krime lufte në gjykatën penale ndërkombëtare në Hagë.

Grupet vulnerabël të grave thuhet se janë vënë në shënjestër rreth rrethinave të Kievit, në Bucha dhe Irpin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...