26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Deputeti gjerman: SPAK po bën punën e tij, absurde deklaratat për politizim

Deputeti gjerman Gunther Krichbaum në një konferencë për mediat u pyet edhe në lidhje me hetimet e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deklaratat e këtij të fundit, që i ka konsideruar si sulme politike.

Krichbaum tha po ashtu se procedura ndaj Berishës i takon drejtësisë dhe jo politikës. Kjo e fundit sipas tij, nuk duhet të përzihet.

“SPAK po bën punën e tij. Deklaratat për politizimin e SPAK janë absurde. Imuniteti nuk mbron deputetin por punën e parlamentit. SPAK duhet të mbrohet, jo të sulmohet. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze. Akuzat ndaj Berishës janë të forta”– tha ndër të tjera ai.

Deputeti gjerman dha edhe një koment për situatën brenda PD.

“Nëse një parti është e mendimit qe duhet të kishte një kryetar, ka organe që e përcaktojnë atë. Do të ishte mirë që PD të sqaronte rrethanat. Njerëzit në një vend presin që një parti të zgjedhë problemet e njerëzve dhe të vetat. Nëse një parti nuk zgjidh problemet e veta, nuk mund të zgjidhë problemet e njerëzve. Një vend qe ka sfida të mëdha duhet të ketë parti të forta”- shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...