30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Deputetja e PD-së: “Në këtë fundvit mbi 600 mijë pensionistë në Shqipëri do të ndjehen edhe më të braktisur nga vëmendja e qeverisë”

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se në këtë fundvit mbi 600 mijë pensionistë në Shqipëri do të ndjehen edhe më të braktisur nga vëmendja e qeverisë, pasi sipas saj fondi i bonusit prej 5 mijë lekësh do të jetë i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat e tyre.

Pampuri shtoi se fatkeqësisht as për vitin e ardhshëm situata e pensioneve nuk do të përmirësohet pasi fondit nuk i parashikohen as shtesë për indeksim e as një paketë sociale mbështetjeje aq shumë të nevojshme nisur nga situata e vështirë ekonomike.

Ajo shkroi më tej se edhe pse Partia Demokratike paraqiti amendime në buxhetin 2023 për mbështetjen e familjeve me të ardhura të ulëta, pensionistëve dhe atyre më pak të avantazhuar, sërish mazhoranca e majtë preferoi të prioritizonte shpenzimet në rritje për PPP e konçesione e zyra luksoze.

Postimi i plotë:

 

 

Në këtë fundvit mbi 600 mijë pensionistë në Shqipëri do të ndjehen edhe më të braktisur nga vëmendja e qeverisë.

Fondi i bonusit të fundvitit prej 5 mijë lekë do të jetë i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat që dhe ato si në çdo familje të mund të përballojnë shpenzimet e rritura.

Ndërkohë kur çmimet e shportës ushqimore bazë janë rritur së paku, deri në Tetor sipas INSTAT, me 20% e deri 40% dhe ku sipas parashikimit të Bankës së Shqipërisë rritja e çmimeve mund të vijojë edhe më tej, “5mijë lekëshi” nuk do të sjellë asgjë të re.

Pensionistët duhet të kenë një trajtim për jetesë të denjë dhe jo ti ofrohet një lëmoshë për propagandë qeveritare.

Fatkeqsisht as për vitin e ardhshëm situata e pensioneve nuk do të përmirësohet pasi fondit nuk i parashikohen as shtesë për indeksim e as një paketë sociale mbështetjeje aq shumë të nevojshme nisur nga situata e vështirë ekonomike.

Edhe pse Partia Demokratike paraqiti amendime në buxhetin 2023 për mbështetjen e familjeve me të ardhura të ulta, pensionistëve dhe atyre më pak të avantazhuar, sërisht maxhoranca e majtë preferoi të prioritizonte shpenzimet në rritje për PPP e konçesione e zyra luksoze.

Mbështetja dhe trajtimi me dinjitet i pensionistëve nuk është vetëm një politikë e drejtë për barazi sociale dhe mundësi për çdo qytetar por është mbi të gjitha një detyrim moral që çdo qeverisje dhe shoqëria kanë ndaj sakrificës, punës dhe kontributit që ai brez ka dhënë për zhvillimin e vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...